MENU
klinika

Dështoi të menaxhonte përmbytjet

KE padit Greqinë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë

14.03.2024 - 11:57

Komisioni Europian ka vendosur të padisë Greqinë në Gjykatën Europian të Drejtësisë. Shkak është bërë dështimi i vendit fqinj për të menaxhuar përmbytjet si pasojë e klimës.

“Komisioni Europian konsideron se përpjekjet e autoriteteve greke deri më sot kanë qenë të pamjaftueshme dhe për këtë arsye po e referon Greqinë në Gjykatën Europiane e Drejtësisë së Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e saj zyrtar.

Shirat e rrëmbyeshëm të cilat përmbytën fushën pjellore të Thesalisë, shkatuan dëme të mëdha në sektorin bujqësor grek, si rrjedhojë Komisioni Europian ngriti pikëpyetje në lidhje me aftësinë e vendit mesdhetar për t’u përballur me një klimë gjithnjë e më të çrregullt.

Sipas rregullave të BE-së, vendet anëtare duhet të përditësojnë një herë në gjashtë vjet planet e tyre të menaxhimit të përmbytjeve, një sërë masash që synojnë t’i ndihmojnë ata të zbusin rreziqet e përmbytjeve të banesave, mjedisit dhe fushave për prodhim bujqësor.

Greqia u njoftua zyrtarisht nga Komisioni Europian vitin e kaluar se duhet të finalizonte planet e saj të menaxhimit, por vendi deri më tani nuk e ka rishikuar planin e saj të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet. Ministria greke e mjedisit nuk i është përgjigjur interesit të mediave për koment, citon Reuters. Komisioni Europian muajin e kaluar paditi Bullgarinë, Qipron, Spanjën, Irlandën, Maltën, Portugalinë dhe Sllovakinë për mospërmbushje të detyrimeve të tyre përkatëse të raportimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Banorët kërkojnë ndihmë për evakuim

“Fshati grek zhduket nën ujë”