MENU
klinika

E rëndë në Fier!

Sherr për pronat, dy vëllezërit përfundojnë në spital

06.03.2024 - 10:01

Një konflikt i rëndë ka ndodhur në fshatin Çukas të Fierit. Dy persona janë rrahur me njëri-tjetrin, dyshohet me sëpatë dhe kanë përfunduar në spital. Ndërsa policia është në vendngjarje dhe po heton rrethanat e rastit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë konfliktuar dy vëllezër me njëri-tjetrin me armë. Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur mes tyre, teksa në vendngjarje edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV shihen njolla gjaku në tokë.