Fundi i muajit Mars do të shënojë hapjen e aplikimeve për të gjithë fermerët që do të përfitojnë mbështetje nga skema kombëtare që ofron qeveria.
Por këtë vit skema ka disa risi. Ministrja Anila Denaj pas miratimit të saj në qeveri, njoftoi se fermerët do të përfitojnë mbështetje për naftën, por këtë vit ata do të marrin para në dorë dhe jo më kartë për karburantin.
“Nafta për bujqësisë do të vijojë me të njëjtat kritere. Por këtë vit nuk do te mundësohet më naftë me bidona apo karte, por do të japim leke ne llogari bankare. Me këtë rast kërkojmë dhe mbështetjen e sektorit bankar për të hapur pa kosto llogaritë e fermerëve”, u shpreh Anila Denaj
Në total janë 8 masa ku përfshihen blegtoria, bletaria vreshtaria si dhe bimët medicinale që janë risi për skemën.
Por sa fermerë do të përfitojnë?
“Nga mënyra se si është ndërtuar skema ne mendojmë se fondet do të jenë për të gjithë aplikantët, njësoj si një vit më parë kur përfituan të gjithë. Mendojmë se këtë vit numri do të arrijë në 70 mijë përfitues”, sqaroi Denaj
Por kush do të jenë të avantazhuar në këtë skemë?
“Bashkimi i operatorëve do të jetë një element kryesorë në këtë skemë”, tha Denaj.
Në vitin 2023 fondi i vënë në dispozicion për skemën kombëtare arrit në 51 mln dollarë ndërsa përfitues ishin 65 mijë fermerë. Këtë edhe nuk është përcaktuar se sa më i lartë do të jetë buxheti.