“Big Brother” zhvillohet edhe në rrjetet sociale. Javë pas jave, lufta për ndjekës bëhet edhe më fortë, teksa banorët njohin shpeshherë rritje të mëdha në llogaritë e tyre. E si çdo javë, është bërë përmbledhje të shifrave në adresën e 10 personazheve më të ndjekur në lojë, por edhe në rrjetet sociale.
Ai është një nga banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur sërish me një mijë ndjekës në “Instagram” duke shkuar nga 447 në 448 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje në numrin e tyre të ndjekësve.
Kurse Roza lati numëron sërish 328 mijë ndjekës, pa pësuar ndryshim nga java e kaluar, ndërsa Rike Roçi ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”. Kalojmë te një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 4.1 mijë ndjekësish dhe Meritoni me 5 mijë ndjekës më tepër.
Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit pas disa keqkuptimeve, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 6 mijë ndjekës, duke shkuar në 125 mijë, teksa partneri i saj ka shtuar 1K dhe tani numëron 331 mijë.
Ndërkohë, një rritje prej 2 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 256 në 258 mijë. Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjeve mjaft të forta ditët e fundit, megjithatë, aktorja ka fituar plot 3.2K ndjekës në “Instagram”-in e saj. Sa i përket Julia Ilirjanit, ajo ka fituar 263 ndjekës brenda kësaj jave.