MENU
klinika

Rrëfen fëmijërinë e vështirë

Përlotet Roza: Kur vinte babi në shtëpi, futesha poshtë krevatit

04.03.2024 - 09:09

Ditën e sotme, moderatorja e njohur, Roza Lati ka bërë një rrëfim rrënqethës për fëmijërinë e saj, teksa ka qenë e ulur në kuzhinë me Julian.
Roza ka treguar se ka qenë vetëm 5 vjeçe në kokën kur babai i saj ka rrahur nënën, Rita Latin, vetëm se ajo i kishte blerë një kukull.
“Një kukull e thjeshtë por në 92′-93′ ishte diçka e madhe. Mami ma bleu dhe im atë nuk kishte qejf që paratë të shpërdoroheshin pa i marrë lejë. Rita ime ka ngrënë një dru për kukullën time. Dhe unë shkova ne tualet dhe qava. Isha vetëm 5-vjeçe. Pasi qava, para pasqyrës qeshja me zor që kur të dilja mos ta shihte babai që kisha qarë”.
Moderatorja ka vijuar me tej, duke thënë:
“Kur vinte babi në shtëpi dhe fillova të mblidhja arushët e mi, lodrat e mija dhe futesha poshtë krevatit, gjyshja ime tha se çfarë fëmije me trauma. Dhe kemi dalë me një çantë dore me ndërresat e veta, ia la mami të gjitha dhe ia kemi dalë nga zero”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rri gjithë natën më ruaj çfarë postoj..."

“Flet anglisht kur…”, Roza Lati i “përvishet” komentueses