MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse bllokohen veshkat në sëmundjet e mëlçisë ?

12.03.2024 - 12:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse bllokohen veshkat në sëmundjet e mëlçisë ?

Mjeku: Dëmtimi akut i veshkave (AKI) është një gjendje e zakonshme tek pacientët me cirroza. Ndodh deri në 50% të pacientëve të shtruar në spital me cirrozë dhe në 58% të pacientëve të tillë në njësinë e kujdesit intensiv (ICU). AKI është e lidhur me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë dhe një incidencë të shtuar të sëmundjes kronike e veshkave (SKK) pas transplantimit të mëlçisë. Progresi deri ne fazat e avancuara te AKI parashikon një prognozë edhe më të keqe.

Në përgjithësi, tre shkaqet kryesore të AKI janë hipoperfuzioni i veshkave (referuar gjithashtu si AKI prerenale), e cila në shumicën e rasteve është për shkak të hipovolemisë; pastaj dëmtim strukturor i veshkave; dhe lëndimi postrenal për shkak të obstruksionit urinar.

Një shkak i AKI për shkak të hipoperfuzionit renale në pacientët me cirrozë është sindromi hepatorenal (HRS), i cili është rezultat i vazokonstriksionit të veshkave. Hipoperfuzioni nga hipovolemia përbën afërsisht gjysmën e rasteve të AKI te pacientët me cirrozë, shkaqet e brendshme (p.sh., nekroza akute tubulare) janë përafërsisht 30% të rasteve, dhe HRS përbën afërsisht 15 deri në 20%, dhe me më pak se 1% e rasteve që i atribuohen obstruksionit postrenal.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.