MENU
klinika

"Hapi zemrën" për ndarjen nga Fedez

Pse njerëzit u zhgënjyen nga intervista e Chiara Ferragni-t?

05.03.2024 - 12:00

Chiara Ferragni dha mbrëmjen e kaluar një intervistë për Fabio Fazio në “Che Tempo Che Fa”, një dalje e paralajmëruar që më herët gjatë kësaj jave. Shumë gjëra u thanë tërthorazi dhe të tjera nuk u komentuan fare ose u anashkaluan. Mediat e konsideruan intervistën si të inskenuar dhe me të dyja palët që qëndruan brenda kornizave si në asnjë intervistë tjetër.

Për sa i përket krizës në martesën e saj, Chiara foli pak, por diçka e tha.

“Me Frederico-n flas akoma. Është periudhë krize siç kemi pasur edhe në të shkuarën, por këtë herë ca më e fortë se më parë”, u shpreh Chiara.

Pse njerëzit u zhgënjyen nga intervista e Chiara Ferragni-t?

Kur erdhi momenti për të folur mbi skandalin e panetones “Balocco”, Chiara edhe njëherë tjetër tha se u përfshi në atë situatë prej mungesës së komunkimit dhe ky është faji i saj më i madh. Në këtë pikë, përgjigjet e saj u konsideruan si shumë të kujdesshme nga mediat. Ferragni e pranoi fajin publikisht, por e trajtoi me delikatesë për të hequr barrën nga vetja dhe duke deklaruar se nuk ka pasur qëllime negative.

Fansat që e ndoqën live intervistën u shprehën të zhgënjyer. Disa u shprehën se kjo ishte një intervistë e humbur, me gjëra që janë thënë dhe shumë deklaruan se nuk ndihen mirë që pyetjet ishin aq shumë të përzgjedhura dhe të kujdesshme.

Nga fansat e blerë në Instagram e deri te zhvillimi i mëtejshëm i diskutimit të skandalit me panetonen, fansat prisnin që sinqeriteti i kësaj interviste të shkonte përtej asaj që u transmetua. Shumë besojnë se pyetjet ishin lexuar dhe përgatitur më herët për ta bërë çdo gjë më të lehtë.
Ndërsa Chiara e përdori këtë intervistë për të mbrojtur veten dhe për të kërkuar mirëkuptimin sepse fundja, nuk është perfekte.