Nëse jeni përdorues të Gboard të Google dhe po përballeni me probleme me mënyrën se si ai sillet, së shpejti do të jeni në gjendje t’i tregoni Google për pakënaqësitë tuaja.
Mediat e huaja raportojnë se Gboard tani ju lejon të paraqisni shpejt shqetësimet tuaja në “Quality Bug”.
Kjo është veçoria e fundit e cila ju lejon paraqitjen e problemeve dhe gjendet në versionin më të fundit beta të Gboard, transmeton Telegrafi.
Kur ky funksion të jetë i disponueshëm për të gjithë, procesi i përshkrimit të pakënaqësive do të jetë më i shpejtë dhe më i lehtë. Kjo pasi do të duhen vetëm dy trokitje ose një shtypje e vetme për të klikuar në funksionin e ri.
Para kësaj, Gboard ka prezantuar edhe një veçori tjetër të dobishme të quajtur Scan Text to Gboard.
Kur përdorni këtë funksion, kamera juaj hapet dhe e zë pak më shumë se gjysmën e ekranit. Poshtë shfaqet një buton ku thuhet “Take a photo of words to scan”.
Më pas, aplikacioni e skanon të gjithë tekstin që e identifikon. Gjithashtu, ju mund të futni edhe përmbajtje si fotografi dhe shënime të tjera.