MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shafrani shkakton probleme me mëlçinë?

07.03.2024 - 08:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shafrani shkakton probleme me mëlçinë?

Mjeku: Shafrani i Indisë ka gjetur një përdorim të gjerë jo vetëm në kuzhinë por dhe në kozmetikë. Megjithatë, kur bëhet fjalë për përgatitjen e ushqimit, nuk duhet ta ekzagjerojmë me përdorimin e tij. Studimet kanë treguar se mund të shkaktojë probleme me mëlçinë, ndaj duhet të keni kujdes në sasinë që përdorni.

Në një studim i botuar në American Journal of Medicine, studiuesit analizuan korrelacionin midis marrjes së shafranit të Indisë dhe rrezikut të dëmtimit të mëlçisë. Studiuesit gjetën gjithsej 16 raste të dëmtimit të mëlçisë të lidhur me shafranin e Indisë midis njerëzve që morën pjesë në studim nga 2011-2022.

Shkalla e këtyre dëmtimeve raportohet se varionte nga mesatarja në të rënda, duke çuar në pesë shtrime në spital dhe madje një vdekje për shkak të dëmtimit akut të mëlçisë. Analizat e mëtejshme kimike konfirmuan se tre prej këtyre pacientëve konsumuan edhe shafran i Indisë në kombinim me piper të zi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dentistët zbulojnë 2 mënyra si

A mund të pish kafe pa zverdhur dhëmbët?