MENU
klinika

I mori jetën dy personave

Shpërthimi i fortë në Lushnjë, zbardhen emrat e 7 të plagosurve

02.03.2024 - 09:58

Një shpërthim i fuqishëm në një kompleks magazinash, zonë industriale në Lushnje, i mori jetën babë e bir e plagosi 7 persona mes tyre edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela, i cili ndodhej në biznesin e tij.

Shpërthim ndodhi rreth dje orës 15:30 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytet dhe shkak u bë një incident, teksa një vinç që po punonte në magazinë preku telat e tensionit të lartë.

“Dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm” informoi policia e Lushnjes.

Si pasojë e shpërthimit viktimë kanë mbetur babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha 51 e 24 vjeç ndërsa 7 të tjerë u plagosën, përfshirë edhe deputetin Bujar Çela i cili i është nënshtruar një operacioni. Ky i fundit dhe Sokol Lumi po marrin trajtimin mjekësor te spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa 5 të tjerët patën lëndime më të lehta dhe morën ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Bilanci i shpërthimit në Lushnje:

Të vdekur
Roland Hoxha
Elidon Hoxha

Të plagosurit
1- Sajmir Korreshi
2- Sokol Lumi (në gjendje të rëndë te spitali i Traumës
3- Bujar Çela (deputet i PS) në operacion te spitali i Traumës
4- Ervis Sharka
5- Lunedi Golemi
6- Ilia Sota
7-Erigjet Gorovelli

Mbetet i paqartë shkaku i këtij incidenti gjatë që përfundoi në tragjedi për familjen Hoxha, por përmasat mund të ishin më të rënda, nisur nga pasojat.

Në videon e shpërthimit pas kontaktit të vinçit me linjën e tensionit të lartë, shfaqen objekte me presion të lartë në flakë ku dyshohet se mund të ketë pasur bombola oksigjeni në këto ambiente pune që kanë nxitur shpërthimin e fuqishëm. Me kërkesë të organeve hetimore që po kryejnë ekspertizat e nevojshme, OSHEE stakoi energjinë elektrike të linjës 35kV Plasmas-Hysgjokaj për disa orë duke lënë për disa orë pa drita njësitë administrative, Hysgjokaj, Karbunarë e Vogël dhe Ballagat