MENU
klinika

Kategoritë që përfitojnë

Si do shpërndahen 3 milionë euro për Startup-et

31.03.2024 - 12:41

Çdo individ, i ri, student, shtetas shqiptar, i huaj apo edhe dixhital nomad që ka një ide inovative, mund ta vërë atë në jetë përmes granteve të dhëna nga Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen.

Afati i fundit për aplikim është data 31 Mars 2024 dhe grantet që do të shpërndahen kapin një vlerë prej 3 milionë eurosh. Të interesuarit për të përfituar nga këto grante duhet të plotësojnë disa kritere ndër të cilat, të kenë përfunduar vetëdeklarimin në regjistrin elektronik të start up-eve dhe të jenë pajisur me pasaportën e start up-it përpara aplikimit.

Stratup-et që do të mbështeten ndahen në tre kategori: faza fillestare (F1); faza e validimit (F2); faza e rritjes (F3). Start up-et në fazën fillestare, e hershme, mund të jenë individë privatë, vendas ose të huaj, përfshirë nomadin digjital, të cilët kanë plan të vijojnë operacionet e biznesit në Shqipëri; Start up-et në fazën e validimit (F2) dhe fazën e rritjes (F3) duhet të jenë biznes i regjistruar ligjërisht në regjistrin tregtar të Republikës së Shqipërisë dhe jo më të vjetër se 6 vjet në kohën e kërkesës.

Aplikantët duhet të kenë përmbushur shlyerjen e detyrimeve tatimore në momentin e kërkesë dhe nuk mund të aplikojnë më shumë se një herë për të njëjtën thirrje. Po ashtu mbështeten me grant lehtësuesit e start up-eve. Financimi nëpërmjet skemës grant 2024 do të mbulojë nga 85%- 100% të kostove të buxhetit për projektet fituese të fazës së parë të zhvillimit të startup-eve.

Projektet e shpallura fituese duhet të zbatohen brenda afatit kohor të përcaktuar në thirrjen publike për mbështetje, duke nisur nga data e nënshkrimit të marrëveshjes së fitimit të grantit, midis përfituesit dhe Start up Albania.

Disbursimi i grantit për projektet e shpallura fituese bëhet deri në 3 këste pas përfundimit të periudhës së mbylljes së çdo faze të projektit, kundrejt dorëzimit të faturës/ave të shpenzimeve të kryera dhe dokumentacionit të kërkuar, sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara në rregulloren “Për zbatimin dhe monitorimin e projekteve fituese të thirrjes për masa mbështetëse”. Kësti i parë: 30% (tridhjetë për qind) të vlerës së fondit menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së grantit; Kësti i dytë: 40% (dyzet për qind) të vlerës së fondit menjëherë pas miratimit nga Start up Albania të raportit përshkrues dhe financiar të fazës së parë; Kësti i tretë: 30% (tridhjetë për qind) të vlerës së fondit pas miratimit nga Start up Albania të raportit përshkrues dhe financiar përfundimtar. Start up Albania do të kryejë monitorimin e zbatimit të projekteve dhe do të raportojë për mbarëvajtjen e tyre pranë ministrit përgjegjës për sipërmarrjen.

shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”