MENU
klinika

Videot virale

TikTok të këshillon të trajnosh flokët, por si dhe pse?

02.03.2024 - 08:09

Larja e flokëve konsiderohet si një ritual shumë personal dhe subjektiv, ndaj secili e zgjedh vet çfarë rutine përdor dhe sa herë duhet t’i lajë. Por, TikTok-u po tregon një mënyrë të re që mund të ndjekësh nëse hyn tek ai grup vajzash që vuajnë nga yndyra në flokë dhe i lajnë shumë shpesh.

Nëse nuk je fanse e shampos së thatë, sipas TikTok-ut mund të ndjekësh trajnimin e flokëve, me të cilin do ulësh numrin e larjeve të flokut duke mos e detyruar veten të lahesh çdo ditë.

Sipas ekspertëve, duke trajnuar skalpin, ai prodhon më pak vajra dhe gradualisht flokët bëhen gjithmonë e më pak pis.

Ata që e kanë provuar ia kanë nisur me larjen e flokëve njëherë në dy ditë, pastaj në tre ditë dhe më tej, 1 herë në katër ditë. “Sa më pak i laj, aq më pak vaj prodhojnë” thonë personat që e kanë provuar.

Pas krijimit të yndyrës në flokë fshihen hormonet, të cilat nxisin sebumin, por nëse ti e trajnon skalpin, flokët nuk do ndikohen më nga aktiviteti hormonal.

Larja e shpeshtë e flokëve i dobëson dhe i bën më të hollë, po ashtu përdorimi i i shampos së thatë ka efekt akoma më të keq.

Nëse ke dyshime, mund të konsultohesh me një specialist mbi hapat që duhet të ndjekësh, megjithatë, disa prej përdoruesve të TikTok-ut kanë këtë rutinë:

Artikuj të sugjeruar:

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN