MENU
klinika

Në fazë eksperimentale

YouTube do iu lejojë të kaloni më shpejt te pjesët interesante të videos

29.03.2024 - 10:10

Siç raportojnë mediat e huaja, YouTube po punon në një veçori të re për ta bërë më lehtë kalimin e videove nga një pjesë që ju duket e bezdisshme te ajo më interesante.

Bëhet e ditur se funksioni Jump Ahead aktualisht është i disponueshëm vetëm për një grup përdoruesish pasi ende gjendet në faza testuese.

Si veçori eksperimentale që është, kjo do të thotë se qasje në të kanë vetëm abonuesit e YouTube Premium.

Por, nëse dëshironi të përdorni funksione të reja të ngjashme, mund të vizitoni faqen e eksperimenteve të YouTube.

Si çdo veçori tjetër e këtij lloji, edhe Jump Ahead do të jetë e disponueshme vetëm për një periudhë të shkurtër kohore. Gjithashtu, ajo pritet të ofrohet në disa video të kufizuara.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se kur ky funksion do të prezantohet zyrtarisht.