MENU
klinika

Shmagnini pyetjet pa vend!

6 fjalitë që nuk duhet t’ua thoni kurrë grave mbi 30 vjeç

05.04.2024 - 08:03

Sa herë ju ka ndodhur që të keni një përplasje verbale, për shkak të njerëzve që keni përballë dhe mënyrës si ata ju drejtohen? Sidomos gratë e moshave të ndryshme, kanë shpesh frikë të përballen me atë që thonë të tjerët, tematikat që hapin, pyetjet pa vend që bëjnë etj.

Për gratë në të 30-at e tyre dhe më sipër ka shpesh pyetje që i adresohen jetës private, fëmijëve apo planeve për të ardhmen që i vendosin në pozita aspak të kënaqshme dhe jo vetëm!

Ja disa pyetje që sipas ekspertëve nuk duhet t’ia bëni kurrë gocave mbi moshën 30 vjeç!

#1 “Nuk ke akoma fëmijë? Mos harro se nuk bëhesh më e re”

Shumë gra mund të jenë të zëna me karrierën apo stilin argëtues të jetës, nëpër festa dhe bare dhe nuk e kanë mendjen te planet për zgjerimin e familjes. Duke u shprehur këtë frazë, ju thjesht u rikujtoni atyre ndoshta një aspekt të harruar ose jashtë vëmendjes siç mund të jetë fëmija në një pikë të caktuar të jetës.

#2 “Duhet të blesh një shtëpi”

Blerja e një shtëpie nuk është një hap kaq i sigurt, sidomos për gocat! Shpenzimet, ushqimet, qiraja dhe të tjera fatura që duhen paguar çdo muaj ndoshta i mbajnë “peng” në investimin për një shtëpi.

#3 “Ti dukesh shumë mirë për moshën që ke”

Më mirë kursejeni një shprehje të tillë, që ngjan më shumë si mallkim se një kompliment!

#4 “A i ke provuar këto njohjet virtuale?”

Kur dikush nuk ju kërkon këshilla, sidomos në aspektin personal, më mirë mos e jepni një të tillë se dukeni shumë keq!

#5 “Pra, si ndihesh kur je 35 vjeç (mund të jetë edhe 31, 32, pra mbi 30)?”

Njerëzit priren të pyesin për ditëlindjet, por thellimi në detajet për ndjesinë e moshës është shpesh diçka e tepruar.

#6 “Ti ke një shpirt të vjetër”

Me këtë shprehje, njerëzit hamendësojnë për moshën, se sa për shpirtin apo botën tuaj! Ndaj, është gati fyes si përcaktim.