MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është mirë të nxehet shumë dhoma e bebit?

05.04.2024 - 08:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është mirë të nxehet shumë dhoma e bebit?

Mjeku: Kur bebi është në një ambient tepër të ngrohtë dhe shumë i mbuluar, atëherë organizmi i bebit do të rrisë aktivitetin kompensator për të ulur temperaturën dhe i gjithë organizmi do të reagojë duke djersitur, rritur frekuencën respiratore, ritmin kardiak dhe bebi do të duket sikur ka temperaturë, por në fakt nuk ka. Duhet ta ruajmë konstante temperaturën e dhomës së bebit dhe të shmangim mbëshjelljen e tepërt me tesha të tij.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.