MENU
klinika

“Është shumë i bukur, kam frikë se ma marrin”

Anxhela Peristeri zbulon detaje nga lidhja me partnerin misterioz

14.04.2024 - 12:07

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private, duke zbuluar se ajo dhe partneri i saj misterioz janë në një lidhje prej gati 10 vitesh.

Ajo theksoi se i dashuri ende nuk i ka propozuar dhe pyetjes pse nuk publikon foto me të iu përgjigj se “është shumë i bukur, kam frikë se ma marrin”.

Artistja rrëfeu se nuk e ëndërron fustanin e bardhë dhe se s’beson tek martesa, duke zbuluar se bashkëjeton pjesërisht me partnerin.

“Nuk nxjerr foto, kam frikë se është shumë i bukur dhe ma marrin. Kam shumë vite me të, 10 vite, është brun me sy jeshil, 1.90 i gjatë ndaj nuk e nxjerr.

Nuk e ëndërroj fustanin e bardhë. Nuk jam martuar, unaza është dhuratë. Nuk e kam marrë akoma propozimin për martesë. Unazën e kam vënë që kur të më ngacmojnë të them jam e martuar.

Nuk jam e martuar, mund të konfirmohet në gjendje civile. Unë nuk besoj tek martesa e fejesa, bashkëjetoj pjesërisht me të, jo tamam”, u shpreh këngëtarja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i sinqertë i këngëtares

A e dini sa fiton Anxhela Peristeri?!

Surprizë në mes të skenës

Anxhela Peristeri feston ditëlindjen