MENU
klinika

"Mbështesin amendamentet pro SPAK …!"

Basha i përgjigjet ‘flakë për flakë’ sulmit të Metës: Qesha me performancën e mjerueshme

29.04.2024 - 17:43

Para nisjes së seancës parlamentare, kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin amendamentet e tij për SPAK dhe organet e tjera të drejtësisë.

“Sot dua të bëj një thirrje për të gjithë pa dallim politik, të mbështesin amendamentet e propozuara nga PD që bëjnë të mundur që SPAK, BKH dhe institucionet e tjera të drejtësisë të kenë kuadrin ligjor për të plotësuar detyrën e tyre.
Deputetët nuk janë bebe! Nëse nuk e bëjnë këtë ekspozohen si kukulla dhe mendojnë për karrigen e tyre. Ka nga këta, dhe shpresoj të jenë pakica.

Nga deputetet e parlamentit për këtë çështje ju kërkoj të mbështesin amendamentet pro SPAK dhe kundër korrupsionit”, tha Basha.
Pyetje: Si i patë sulmet e Metës?

Basha: As nuk i pashë fare. Miqtë me të cilët isha në Itali qeshën me performancën e mjerueshme. Nuk presim asgjë as nga ai, as nga të tjerët, zëdhënësin e të cilit ai bën. Kjo kastë e vjetër politike e ka problemin jo thjesht me Bashën, por me modelin që ne përfaqësojmë që është fundi i lojërave 34 vjecare në kurriz të shqiptarëve dhe është një fytyrë njerëzore.