MENU
klinika

Mes tyre edhe shqiptarë

Goditen gjashtë banda kriminale në Greqi, dhjetëra të arrestuar

04.04.2024 - 14:38

Gjashtë grupe kriminale janë goditur pas një operacioni të zhvilluar nga policia greke. Sipas mediave greke në pranga kanë rënë të paktën 50 persona, ndërsa qindra të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale janë identifikuar nga autoritetet.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se këto grupe kriminale janë të përfshirë në grabitje dhe trafik droge.

Anëtarët e organizatave u zbuluan se disa prej tyre ishin me origjinë rumune si edhe me origjinë shqiptare. Ndërsa përfitimi financiar i këtyre organizatave kriminale mendohet se arrin në 1.4 milionë euro fitime.

Nga ky aksion u zbulua trafikimi i më shumë se 16.5 kg kanabis, 1.5 kg kokainë dhe droga të tjera, me gjithsej 4187 transaksione substancash.

Mbi 480 vjedhje nga turistë dhe qytetarë, brenda Transportit Publik dhe në vende me interes turistik, si dhe 120 vjedhje nga brenda makinave.