MENU
klinika

Kalimi i mjeteve të vogla do bëhet me fasha orare

Greva e sindikatave greke, nesër mbyllen pikat kufitare!

01.04.2024 - 11:14

Pikat doganore në Kakavijë, Tre Urat, Përmet dhe Qafë Botë, do të jenë të mbyllura nga nesër, 2 prill ora 05:30 deri më datë 04 në orën 05:30. Shkak për mbylljen janë bërë protestat e sindikatave greke.

Gjatë kësaj kohe nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve të tonazheve të rënda, të autobusëve dhe shërbimit taksi. Ndërprerje të qarkullimit do të ketë edhe për automjetet, por në ndryshim nga çfarë ishte paralajmëruar më parë, gjatë 48 orëve bllokim, do ketë disa fasha orare për kalimin e mjeteve.

Ato do të kenë mundësinë që të lëvizin për 1 orë për çdo katër orë. Pra një orë për mjetet e vogla do të ketë hyrje – dalje normale ndërkohë që 3 orë të tjera trau ulet në të dyja anët e kufirit.

Për shkak të këtij zhvillimi u kërkohet qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, të përdorin pikat e kalimit kufitar që nuk preken nga kjo protestë. E vetmja është ajo e Kapshticës, për të cilën deri tani nuk ka një njoftim për bllokim.

02/04/2024 me orën greke

-06:00-07:00

-10:00-11:00

-14:00-15:00

-18:00-19:00

-22:00-23:00

 03/04/2024

-02:00-03:00

-06:00-07:00

– 10:00-11:00

– 14:00-15:00

-18:00-19:00