MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur rekomandohet vendosja e një aparati dëgjimi?

09.04.2024 - 10:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur rekomandohet vendosja e një aparati dëgjimi?

Mjeku: Problemet e dëgjimit janë të shumta, fillojnë nga shkaqet më të rëndomta(dylli) deri tek ato serioze (tumoret e veshit). Gjithmonë në rastet që paraqiten tek mjeku me ankesën e humbjes së dëgjimit, ai bën një analizë të detajuar të historikut të sëmundjes. Nëse problemi ka vetëm disa ditë që është shfaqur, shkaqet e bllokimit të veshit mund të jenë: dylli; trup i huaj në vesh; otit viral, bakterial, ose mykotik; otit seroz; labirintit viral(neuronit vestibular). Ky grup emërtohet si dëmtim transmetiv. Në rastet kur humbja e dëgjimit ka ardhur gradualisht ndër vite , e shoqëruar me zhurmë e fishkëllime të veshit mjeku orientohet më shumë drejt dëmtimit neuro-sensorial të veshit; otosclerosis, ose tumore të nervit të dëgjimit(schwanoma).#

Sigurisht që ka profesione në të cilat të dëgjuarit është i rrezikuar, do të futen këtu të gjitha ato ambjente pune ku zhurma kalon 50 decibël, dhe individi ekspozohet më shumë se tre orë/ditë, për kohë të gjatë të themi mbi tre muaj. Më të rrezikuar janë punonjësit e minierave, e ndërmarrjeve me makineri të rënda, DJ( di xhej);qitësit profesionistë; policët rrugorë, shitësit ambulantë etj.

Në rast të humbjes së dëgjimit tek të rinjtë a këshillohen vendosja e aparatëve të dëgjimit, si binden në këtë rast?
Patjeter, aq më shumë një i ri penalizohet dhe izolohet nga humbja e dëgjimit. Një fëmijë i vogël rrezikon mos të flasë kurrë nëse nuk protezohet në kohën e duhur. Në fakt duhet të pranojë që tek ne është akoma mendësi e turpit, apo paragjykimit për vendosjen e aparatit, por nëse prindi sqarohet me detaje për avantazhet dhe dizavantazhe që në këto raste janë thjesht estetike, mund të arrihet në rezultate shumë të mira. Shohim në praktikën e përditshme gëzim të jashtëzakonshëm dhe ndryshim të madh të humorit tek personat që ju vjen degjimi. Tek cunat që nuk mund t’i maskojnë me flokë, plus individët e rinj mund të zgjedhin edhe aparate që ndajnë gjysëm ose komplet të interpozuar në kanalin e veshit. Normal që një individ më i vjetër mund të zgjedhë edhe format klasike mbrapa veshit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.