MENU
klinika

Detajet

Morën ryshfet për të favorizuar disa ndërtues, zbardhen emrat e 4 zyrtarëve të Bashkisë Korçë

10.04.2024 - 12:32

Katër punonjës të bashkisë Korçë janë pezulluar nga detyra dhe janë vënë në masën e detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore prej Prokurorisë së Korçës.

Tre prej tyre dyshohet se kanë kryer veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, ndërsa një tjetër dyshohet për ‘Moskallëzim krimi’.

Personat në hetim dyshohet se kanë favorizuar subjekte dhe individë me qëllim përfitimi, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme takën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe disa komplekse.

‘Personat nën hetim, dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe komplekset e luksit në lagjet 1, 2, 3 11, 12 të qytetit të Korçës në masë më të ulët se sa duhej të paguhej në bazë të ligjit 107/2014, VKM 408, datë 13.05.2018 apo dhe Vendimeve të Këshillit Bashkiak për periudhën 2020-2023, duke shpërdoruar detyrën dhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshëm të shtetit.’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Zyrtarët e pezulluar nga detyra:

1. Zhaneta Lubonja, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
2. Ermal Gjermeni, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë e Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3. Olvas Petro, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë specialist i Buxhetit, si dhe në cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit të infrastrukturës, Bashkia Korçë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe
4. Soniel Prifti, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama poston foto nga aksi rrugor Korçë-Ersekë

‘Aks strategjik për zhvillimin rural e turistik të vendit”