14.04.2024 - 10:04
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.
Në një deklaratë, MEPJ u bën thirrje bashkëkombasve të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.
“Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:
📲 +972 54-904-2813
dhe
📲+972 54-480-6601″
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Irani nis sulmin, Izraeli në gatishmëri ndërsa Jordania...
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme?
Tensioni Izrael-Iran