MENU
klinika

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

24.04.2024 - 11:48

Google ka zhvilluar një model të ri të inteligjencës artificiale që mund të ndihmojë në parashikimin e motit.

Sipas mediave të huaja, modeli i inteligjencës artificiale quhet SEEDS, ose “Scalable Ansemble Envelope Diffusion Sampler”.

SEEDS funksionon në mënyrë të ngjashme me modelet e njohura si ChatGPT dhe Midjourney.

Ai përdor fuqinë e AI për të gjeneruar një numër të madh parashikimesh të motit në një kohë të shkurtër.

Dhe kjo thuhet se i lejon studiuesit e Google të analizojnë një gamë më të gjerë të rezultateve të mundshme të motit.

Më e rëndësishmja, mund t’u japë atyre një pamje më të plotë të ngjarjeve të rrezikshme që do të vijnë.

“Parashikimet e sakta të motit mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve, nga ndihma në marrjen e vendimeve rutinë”, shkruan Google në një postim në blog.

Siç thuhet më tej, metodat aktuale për parashikimin e motit janë të shtrenjta dhe shpesh humbasin detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta të motit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”

Dan Brown shpjegon Teknikumin

“Origjina e species së re”