MENU
klinika

“Sot per 26 vjetor po martohemi”

Olsi Bylyku i jep fund beqarisë? Këngëtari shton dyshimet

21.04.2024 - 12:12

Aktori dhe këngëtari i njohur Olsi Bylyku së fundmi ka nxitur dyshimet se i ka dhënë fund beqarisë, disa muaj pas ndarjes nga Egli Tako.


Ditën e djeshme ai ka festuar 26-vjetorin e lindjes, ndërsa ka ndarë me ndjekësi një foto të tij në Instagram.

Ajo që ra në sytë e publikut shkrimi që Olsi ka bërë krahas fotos, duke nxitur aludimet se në ditën e tij të lindjes ai është martuar, ndonëse një romancë e re nuk është konfirmuar nga ana e këngëtarit.

“Ti ndoshta nuk e di, por kam shumë vite që flej në mendje me ty pavarsisht se sot për 26 vjetor po martohemi”- ka shkruar ai, duke mos treguar më shumë.

Megjithatë nuk dihet nëse me të vërtetë Olsi është martuar, apo këngëtari po paralajmëron ndonjë projekt të ri muzikor.