“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj, beri levizjen e parë te shahut, në Kampionatin Ndërkombëtar të Shahut për fëmijë, në moshat8-19 vjeç. Presidenti Begaj mori pjesë në ceremoninë hapëse, të Kampionatit Ndërkombëtar të Shahut. Rreth 350 fëmijë nga gjithë bota marrin pjesë në kampionat të shoqëruar nga prindër e trajnerë”
Ka çelur siparin, botërori i fëmijëve shahistë. Federata Shqiptare e Shahut organizon dhe pret, këtë event të jashtëzakonshëm për shahun, në shkallë ndërkombëtare. Botërori i fëmijëve FIDE 2024, vjen pak muaj pasi, Durrësi priti pak muaj më parë, yjet e shahut botëror, si dhe legjendën e gjallë, Magnus Carlsen, Kampion bote.
Gjatë çeljes së këtij kampionati, si edhe gjatë ditëve garuese, në Shqipëri do të jetë i pranishëm Presidenti i Federatës Botërore të Shahut, Arkady Dvorkovich, si dhe shumë shahistë, të cilët, kanë shkruar historinë e këtij sporti, si Susan Pulgar.
Me rastin e kësaj ceremonie dhe ngjarjeje të jashtëzakonshme sportive për vendin tonë, ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Shipërisë, Shkëlqesia e Tij, zoti Bajram Bega.
Fjala e plotë, e Presidentit Begaj:
Kënaqësi, të jem prezent në këtë event të jashtëzakonshëm të Konkursit Ndërkombëtar të Shahut, për fëmijë deri në 12 vjeç.
Ky konkurs botëror i shahut për fëmijë, është një ngjarje e madhe për Shqipërinë, jo thjesht sepse marrin pjesë 350 fëmijë, shahistë nga 8-12 vjeç, të shoqëruar nga prindërit, por sepse vendi ynë ka mundësi të tregohet si organizator mbarëkombëtar, si mikëpritës, jo vetëm i Samiteve dhe Ministerialeve, por edhe aktivitete promovuese të talenteve ndërkombëtare të shahut dhe jo vetëm.
Dua të falënderoj presidentin e Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi, Komitetin Olimpik Shqiptar, Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, për punën e madhe që kanë bërë me organizimin e një eventi të tillë.
Shqipëria ka shahistët e saj, që krenohet ndëkombëtarisht, emrat e mëdhenj, si Erald Dervishi që kryeson sot federatën dhe ka arritur të organizojë këtë aktivitet të jashtëzakonshëm, që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kam kënaqësinë e veçantë, të konstatoj se marrin pjesë në këtë event, 60 fëmijë nga e gjithë Shqipëria.
Zhvillimi i këtij aktiviteti është një përpjekje për të sjellë më shumë kulturë dhe më shumë përkushtim, ndaj një sporti të veçantë për gjeneratën e re.
Fëmijët janë e ardhmja dhe është shumë e rëndësishme promovimi dhe vlerësimi i tyre. Ne e kemi ndër prioritetet tona, afrimin e fëmijëve dhe të rinjve me sportin ,sepse vetëm në këtë mënyrë gjallërojmë jetën e tyre.
Sportistëve dhe stafeve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë event, ju urojmë të dilni me sukses nga kjo përvojë fantastike.
Garoni dhe bëni shokë e shoqe, pasi këto janë momente që do të ju shoqërojnë gjithë jetën.
Uroj që midis jush, të jenë kampionët e ardhshëm të shahut botëror!
achf.org.al/Konica.al