MENU
klinika

Analiza

Pse Putin po e përdor tani “kartën” e Bjellorusisë

04.04.2024 - 14:20

Burimet, edhe pse shumë të bollshme, të “retorikës muskulare” kundër armikut perëndimor janë gati të mbarojnë, dhe kështu presidenti Vladimir Putin po luan kartën e Lukashenkos.

Përpjekjet për t’i demonstruar botës se amerikanët dhe britanikët ishin pas masakrës së 22 marsit në Crocus City Hall nuk po japin rezultate, ndaj presidenti bjellorus po vepron.

Alexander Lukashenko, i cili ka gjithsej 60,000 trupa të trajnuar mirë dhe i përdor ato për të mbajtur njerëzit e tij larg, ndoqi urdhrat nga Moska: pretendoni se Polonia, Lituania dhe madje edhe Ukraina kërcënojnë ushtarakisht Bjellorusinë paqësore.

Stërvitjet e armatosura paraprihen nga breshëria e zakonshme e gënjeshtrave: “Ne po përgatitemi për luftë edhe nëse nuk duam të luftojmë”, tha Lukashenko. “Ne nuk kemi nevojë të kërcënojmë askënd, por Bashkimi Evropian po përgatitet të na sulmojë”, tha ai.

Një marrëzi kaq e rëndë sa nuk meriton as përgjigje, por gjithsesi ka ardhur një përgjigje nga zyra e Brukselit për politikën e jashtme.

Belarus’ President Alexander Lukashenko (R) greets his Russian counterpart Vladimir Putin at a meeting during a summit of the Commonwealth of Independent States (CIS) in Minsk, October 10, 2014. REUTERS/Vasily Fedosenko (BELARUS – Tags: POLITICS)

“Bashkimi Evropian është një aleancë mbrojtëse dhe përfaqëson një kërcënim vetëm për ata që përbuzin demokracinë, të drejtat e njeriut dhe që nuk respektojnë rregullat ndërkombëtare”, tha zëdhënësi Peter Stano.

Ne nuk e konsiderojmë Lukashenkon president: ai mashtroi zgjedhjet, vazhdon të shtypë popullin e tij dhe është bashkëpunëtor i Rusisë në agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës”. Stano e bëri të qartë se gjithçka që po bën Europa “është të përgatitet për të përballuar çdo kërcënim që vjen nga njerëz si Lukashenko”.

Ky diktator pak ditë më parë kishte folur me gjeneralët për një sulm të mundshëm në korridorin strategjik Suwalki që bashkon Poloninë e Lituaninë.