MENU
klinika

60-vjeçarja e qëlluar me plumb në kokë, djali i pajetë në shtrat!

Shokuese/ Nënë e bir gjenden të vdekur në banesë! Dy skenarët

11.04.2024 - 10:00

Nënë e bir janë gjetur të vrarë me armë zjarri brenda banesës së tyre në Ilioupoli në Greqi mbrëmjen e së mërkurës (10 prill).

Grupi hetimor po përpiqet të hedhë dritë mbi misterin e vdekjes së 63-vjeçares dhe djalit të saj, 36-vjeç.

Gruaja u gjet e pajetë e qëlluar me plumb në kokë në një karrige në dhomën e ndenjes, ndërsa 36-vjeçari u gjet në shtratin e nënës së tij, po ashtu me një plagë në kokë shkaktuar nga armë zjarri.

Megjithatë djali nuk është qëlluar aty, por nuk dihet ende se si ka përfunduar në dhomën e të ëmës.

Gjithashtu, u konstatua se nënë e bir nuk kanë vdekur në të njëjtën kohë, ndërsa në banesë është gjetur edhe një pushkë, që ndodhej larg trupave të dy personave.

Janë dy skenarë që po shqyrtohen nga autoritetet. E para është se një person i tretë ka hyrë në shtëpi, ka kryer krimin dhe është larguar pa u vënë re.

E dyta, është që djali vrau nënën e tij dhe më pas veten. Dyshohet se 36-vjeçari ka arritur të bëjë disa hapa dhe ka arritur deri në dhomën e nënës së tij, ku më pas ka humbur jetën.

Tragjedia u zbulua kur fqinjët u ankuan për aromën e rëndë që vinte nga banesa e nënë e kur.

Kur policia hyri brenda shtëpisë u përball me skenën tragjike. Nënë e bir nuk ishin shfaqur në lagje që nga e enjtja e kaluar.