MENU
klinika

Do t'ju ndihmojnë

Si të ndaloni së menduari negativisht me këto 3 ushtrime për trurin

06.04.2024 - 11:19

A ju kthehet shpesh mendja në një ngjarje të pakëndshme ose stresuese? Pas kësaj, nisni dhe ndikoheni negativisht duke menduar për çdo detaj dhe duke përjetuar sërish emocione dhe frikë. Mendimet shpesh nuk i ndalojmë dot, por të paktën kemi në dorë që t’i menaxhojmë ato. Lodhja emocionale e vetes dhe ngarkesa e trurit nuk janë një shërbim i mirë që i bëni vetes, ndaj nëse doni të shpëtoni nga kjo situatë, bëni këto tre ushtrime të thjeshta për trurin.

#1 Ndryshoni vëmendjen tuaj

Ne kemi mësuar se gjërat që vëmë re janë ato ku drejtojmë mendjen dhe interesin tonë. Por, menaxhimi i qëllimshëm i vëmendjes është një metodë efektive për të ndërprerë të menduarit negativ. Sa herë që e gjeni veten të mbërthyer në një lak mendimesh fiksuese, thjesht duhet ta drejtoni “timonin” me butësi në diçka tjetër, larg ankthit, frikës dhe emocioneve të trishta.

#2 Fitoni distancë emocionale

Është e vështirë të dalësh nga kontrolli emocional i disa mendimeve apo situatave. Por, duke u distancuar ju ulni intensitetin dhe reagimin, pa i bërë vetëgjyqësi vetes. Duke fituar distancë emocionale nga situata apo ngjarje që kanë shkuar keq, ju e ndaloni veten së menduari negativisht dhe orientoheni drejt një situatë krejt të re.

#3 Riformuloni historinë

Nëse vazhdoni të mendoni për veten si viktimë, ose të dështuar në krahasim me të tjerët, çfarëdo që keni lejuar t’ju “pushtojë” trurin me mendime të këqija, jeni ju që keni në dorë të ndryshoni të gjithë situatën. Rendisni emocionet pozitive në fillim dhe të këqijat në fund dhe kësisoj keni riformuluar gjithë historinë duke mos qenë peng i ndjesive negative.