Pas rrezimit dy herë të kërkesave, SPAK ka kërkuar para trupës gjykuese 3 anëtarëshe, përjashtimin e gjyqtares anëtare Entela Shedula nga gjykimi i çështjes së Nuredin Dumanit dhe 20 të tjerëve, të cilët po gjykohen për vepra të rënda penale
Sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala, në këtë mënyrë zgjidhet konflikti i interesit, mes avokates Shedula dhe njërit prej avokatëve të të pandehurit Gentian Sharra, pasi ata rezultojnë të njohur me njëri-tjetrin.
SPAK i jep kështu përparesi avokatit të zgjedhur nga vetë i pandehuri.
SPAK ka përfunduar hetimet, në bashkëpunim me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nuredin Dumanin dhe 19 të pandehur të tjerë, të cilët dyshohet se vepronin si një grup i strukturuar kriminal.