MENU
klinika

“Njëri ulëret në majë të pallatit, tjetri i sulet SPAK-ut me delir”

Spiropali akuza opozitës: Vini këtu të mbani peng Kuvendin

18.04.2024 - 11:37

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shënjestruar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PL Ilir Meta në fjalën e saj në Kuvend.

Ajo u shpreh se të dy këto politikanë, të cilët kanë qenë në poste si kryeministra dhe presidentë, përdorin ndaj kreut të SPAK Altin Dumani një gjuhë “të dalë nga binarët e mendjes”.

Spiropali i kërkoi opozitës që të dalë e të thonë para Kuvendit se çfarë mendimi kanë për SPAK, është organizatë kriminale siç e quajnë dy baballarët e tyre (Meta e Berisha) apo institucion i drejtësisë.

“A keni një opinion për dy baballërët në majë të thanës ku jeni ngjitur të tërë? Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK dhe njëri në majën e dëlirit të madhështisë ku kafshon kreun e SPAK në ekrane ku t’i dalë para. Bëni prokurorin e akuzatori këtu.

Gjuhën e dalë nga binarët e mendjes së dy baballarëve tuaj as nuk e përmendni, të dy presidentë të kësaj republike, kryeministra, bela të këtij populli, për të cilët ju nuk shpreheni e doni të bëni këtu sherr e rrëmujë e të na thoni çfarë opinioni keni për ulërimat e tyre, sepse nuk janë dy kokë dele por baballarë të opozitës tuaj. Na drejtoni gishtat për drejtësisë ju që jeni kokë e këmbë me vetëm dy gishtat lart

Hani thana në pemët e tyre dhe t’i vilni votat në kopështin e popullit. Duke i mbajtur të dy ata mbi supe sic mbanin shërbëtorët mbretërit. Këtu vini e kërkoni sherr duke u përpjekur të mbani peng Kuvendin për hallin tuaj.
Dilni thoni qartë SPAK për ju është organ i drejtësisë apo jo?”, tha Spiropali.