MENU
klinika

Tentoi të përdhunojë pronaren e lokalit

Sulmoi efektivët, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Greqi

10.04.2024 - 11:03

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në Symi.

Mëngjesin e djeshëm ai ka hyrë në një kafene të ishullit Symi dhe ka tentuar të përdhunojë një 32-vjeçare, e cila ishte pronare e lokalit.

Vajza ka mundur të lajmërojë policinë, e cila ka ardhur në vendngjarje.

Shqiptari bëri rezistencë ndaj efektivëve dhe sipas mediave greke i ka sulmuar.

Më pas 30-vjeçari është vënë në pranga.