MENU
klinika

Ja çfarë kanë zbuluar sondazhet

Telashe për Scholz, të rinjtë “zgjedhin” partitë ekstreme

24.04.2024 - 09:26

Të rinjtë në Gjermani janë të pakënaqur me situatën në vend dhe po zgjedhin gjithnjë e më shumë parti ekstreme si AfD, sipas një studimi mbi brezin e ri të Gjermanisë të publikuar dje.

“Aktualisht, 22 për qind e të rinjve nga mosha 14 deri në 29 vjeç do të zgjidhnin Alternativën për Gjermaninë, që është dy herë më shumë se dy vjet më parë”, sipas studimit ‘Rinia në Gjermani 2024’, të prezantuar dje.

Në të njëjtën kohë, 18 për qind e të rinjve do të zgjidhnin të Gjelbrit, që është një rënie drastike në krahasim me studimin e fundit, kur 27 për qind e të anketuarve zgjodhën të Gjelbrit.

Rezultate të këqija kanë arritur edhe dy partitë e tjera të koalicionit qeverisës, socialdemokratët me 12 për qind dhe liberalët me 8 për qind.

20 për qind e të rinjve do të votonin për Unionin Demokristian CDU/CSU. “Po vërejmë një zhvendosje të konsiderueshme djathtas te votuesit e rinj”, tha Klaus Hurrelmann, një nga autorët e studimit.

Germany's Far-Right AfD Is Worse Than the Rest of Europe's Populists

Për sa i përket vlerësimit të gjendjes së tyre financiare, perspektivës personale dhe mundësive profesionale, të rinjtë reagojnë pak pozitivisht por situata u përkeqësua kur ishte fjala për zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet shoqërore në përgjithësi, sepse brezi i ri në 2022 dhe 2023 ishte mjaft i pakënaqur me zhvillimin ekonomik, kohezionin social dhe kushtet politike.

Të rinjtë përmendin si problemet më të mëdha ndarjen e shoqërisë, por edhe inflacionin dhe rritjen drastike të qirave. Gatishmëria për të pranuar refugjatë gjithashtu ka rënë.

Autorët e studimit aktual vërejnë një rritje të veçantë të pakënaqësisë me kushtet sociale pas pandemisë së koronavirusit.

Duket se pandemia ka lënë gjurmë të thella, kur bëhet fjalë për besimin e të rinjve në të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja shteti që mund të largohet nga BE

“Fantazma” e Brexit është rikthyer në Bruksel