MENU
klinika

Zbardhet tema e diskutimit

Vjosa Osmani telefonatë me O’Brien

01.04.2024 - 19:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë me dije ditën e sotme se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani thekson se biseda me zyrtarin e lartë amerikan ishte “produktive” dhe në fokus të saj ishte “anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe zbatimin e plotë e të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”.

“Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksova rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në CoE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani.