MENU
klinika

Miratimi i rezolutës së OKB-së për Srebrenicën

Vuçiç dhe Dodik në alarm/ Si po përpiqen ta ndalojnë votimin e 2 majit

11.04.2024 - 12:41

Më 2 maj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara duhet të shqyrtojë një propozim për një rezolutë që kujton gjenocidin e kryer në Srebrenicë në vitin 1995 dhe përsëri dënon atë krim, dhe debati i pritshëm për atë dokument ka shkaktuar tensione të reja në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Sarajevës, por edhe në vetë Bosnjë-Hercegovinën.Në kalendarin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 2 maji shënohet si data në të cilën raporti i Sekretarit të Përgjithshëm i kushtohet ndërtimit të një kulture paqeje, pra “promovimit të kulturës së paqes dhe dialogut ndërfetar e ndërkulturor. Si pjesë e kësaj pike, pritet një diskutim për rezolutën me rastin e 29-vjetorit të krimit në Srebrenicë, ku në korrik 1995, anëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe të Bosnjës vranë më shumë se tetë mijë burra dhe djem boshnjakë pasi pushtuan zona nën mbrojtjen e OKB-së. Kjo masakër u cilësua si gjenocid në një sërë vendimesh të nxjerra nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Por e gjithë kjo shkaktoi zemërimin dhe pakënaqësinë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe liderit serb të Bosnjës Milorad Dodik, të cilët në vitin 2015, falë vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, arritën të pengojnë miratimin e një rezolute të ngjashme të propozuar nga Britania e Madhe. Vuçiç tani ka njoftuar se edhe ai do të udhëtojë në Nju Jork këtë muaj dhe do të përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar miratimin e rezolutës, edhe pse ka pak shanse sepse Asambleja e Përgjithshme merr vendime me shumicë të thjeshtë. Vlerësimi i Vuçiçit, është se kjo është vetëm një shenjë e presionit të ri ndaj Serbisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Putin në gatishmëri të destabilizojë rajonin”

‘Die Welt’ alarm për konflikt të ri në Ballkan: BE e ka lënë pas dore

“Ditët më të vështira për Vuçiç”

Andoni: Nuk zgjidh dot procedurën shtetërore të vendit të vet

“Pa ushtri të fortë nuk ka shtet”

Çfarë po paralajmëron presidenti Vuçiç?