MENU
klinika

Një tjetër sulmues në “Pole Position”

Zbehen shanset për transferimin e Armando Brojës te klubi italian

07.04.2024 - 17:51

Victor Osimhen me siguri do të largohet nga Napoli, çka ka bërë që drejtuesit e kampionëve ende në fuqi të Italisë të nisin kërkimet për gjetjen e pasuesit. Alternativat janë të shumta, por te napolenatët vetëm një prej tyre do mbërrijë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, emri i parë në listën e Napolit është Santiago Tomas Gimenez, futbollisti i Feyenoord. meksikani me pasaportë italian ka realizuar 21 gola këtë sezon dhe për afrimin e tij do të duhen të paktën 45 milionë euro.

PSG dhe Chelsea janë në garë për Osimhen, por favorit për transferimin e nigerianit janë parisienët. Blutë e Londrës kanë në mendje një propozim që nuk pëlqehet shumë, para + Armando Broja. Broja nuk shihet si sulmuesi i duhur që mund të bëjë diferencën te skuadra italiane, ndaj kalimi i yllit kuqezi në Stadio Diego Armando Maradona (Naples) nuk po merret në konsideratë.