MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A janë amvisat më të rrezikuara nga astma?

04.05.2024 - 08:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A janë amvisat më të rrezikuara nga astma?

Mjeku: Pastrimi i shtëpisë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Të paktën ku është konkluzioni i një studimi spanjoll të publikuar në “American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine”, të cilët mendojnë se përdorimi i deodorantëve për ambientin dhe spray-ve për pastrimin e xhamave apo mobilieve që përdorin shpesh shtëpiaket, qoftë edhe një herë të vetme gjatë javës, mund të ndikojë në rritjen e riskut për shfaqjen e krizave të astmës.
Studimi, i cili ka zgjatur rreth 9 vjet, ka përfshirë 3500 paciente në 10 vende të ndryshme europiane. Shkencëtarët kanë vërejtur se rreziku për të shfaqur astmë, shtohet bashkë me atë të frekuencës së pastrimit dhe numrit të spray-ve të përdorur. Është vënë re se mesatarisht personat që ekspozohen rregullisht shfaqin një rrezik prej 30-50% më të lartë se të tjerat që nuk përdorin. Zbulimi ka një vlerë të madhe për shëndetin publik: mjekët duhet të jenë të ndërgjegjsëhm për toksicitetin që japin në aparatin e frymëmarrjes produkte të tilla.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.