MENU
klinika

“Domatja, sa e lirë”

Fermerët kërkojnë ndryshimin e politikave bujqësore

20.05.2024 - 13:33

Ulja e çmimeve të perimeve sidomos domates dhe te kastravecit këtë vit ka dëmtuar shume fermerët.

Nurçe Oshafi i cili është një nga bujqit më të vjetër të zonës së Samatices dhe njëkohësisht dhe grumbullues në vitin 2023 përfundoi ndërtimin e një sërë me vlerë 210 milion lekë ku mbolli domate.

Për të mbjellja e domates edhe pse është një nga varietet më cilësore nuk rezulton me sukses pasi çmimi i shitjes së saj nuk shkon me shume se 30 lekë për kilogram.

Asnjë nga pikat e grumbullimit nuk lëshon faturë tatimore ndaj fermerëve duke abuzuar dhe ndaj konsumatoreve. Është koha thonë fermerët si Nurçe Oshafi që të rishikohen me themel politikat bujqësore.