MENU
klinika

Lejuan Gëzim Çelën të ndërtojë pa leje në Patok

Gjykata e Lezhës lë në arrest shtëpie drejtorin e IKMT-së

01.05.2024 - 14:46

Gjykata e Lezhës ka lënë në fuqi vendimin e arrestit me burg për drejtorin e IVMT në Kurbin, Jetmir Muzhika dhe arrest në shtëpi për ish-drejtorin e IKMT në Lezhë, Flori Gjini.

Po ashtu është në fuqi pezullimi i 3 inspektoreve të saj Rivelioni Ismalaj, Shan Preci, Artur Përdoda.

Jetmir Muzhika ka lejuar ndërtimin e kompleksit të Gëzim Çelës në Patok. Bëhet fjalë për kompleksin e ‘Royal Blue’ në pronësi të baronit të drogës, tashmë prej muajsh i arrestuar. Mësohet se kompleksi është në emër të Fatjon Frangajt.

Zyrtaret e IVMT-se dhe ish kreu i IKMT akuzohen për “Shpërdorim Detyre”, pasi sipas prokurorisë me mosvreprimet e tyre kanë lejuar ndërtime në zonën e mbrojtur të Patokut dhe kanë marrë në mënyrë të paligjshme inerte në lumin Mat.

Sipas prokurorisë, zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar për të ndaluar ndërtimet pa leje dhe shfrytëzimin e inerteve të lumit Mat.

5 masat e sigurisë:

– Jetmir Muzhika, drejtor i IMT, bashkia Kurbin- “Arrest në burg”

-Flori Gjini, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë- “Arrest në shtëpi”

-Rivelioni Ismalaj, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

-Shan Preci, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

-Artur Përdoda, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik.