MENU
klinika

Kurti për The Times, lëshon deklaratën 'bombë'

“Serbia po vepron si një “Rusi e vogël” në rajon”

22.05.2024 - 13:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar për rolin e rrezikshëm të Serbisë në rajon, duke vepruar si një “Rusi e vogël” në Ballkan.

Në një intervistë për “The Times”, Kurti ka theksuar se ka një valë “të paprecedentë” dezinformimi që po del nga Serbia.

“Rusia po bashkëpunon ngushtë me Serbinë në fushata të dezinformimit dhe në sulme kibernetike kundër atyre vendeve të Ballkanit që po mbështesin Ukrainën,” ka deklaruar Kurti.

Ai gjithashtu ka deklaruar se Kremlini po përdor lidhjet e veta me Beogradin, një aleat i ngushtë, për të nxitur tensionet në Ballkanin Perëndimor.

“Në Ballkan, Serbia po vepron si një ‘Rusi e vogël.’ Mënyra se si mediat serbe kanë pasqyruar konfliktin në Ukrainë, duke pretenduar menjëherë pas pushtimit rus se Ukraina ka sulmuar Rusinë, tregon mbështetjen e tyre për Rusinë.”

Ai shtoi se dezinformimi po vepron si një front i dytë i luftës, me mediat serbe që paraqesin ngjarjet në veri si të provokuara nga Qeveria e Kosovës. Kurti u shpreh se qëllimi i këtyre operacioneve është të provokojnë përplasje të mëtejshme dhe të shpërndajnë lajme të rreme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i Vuçiç: Pres lajme të këqija

“Do ta ndryshojmë qasjen në dialogun me Kosovën”

Ndizet sërish fitili i tensioneve Serbi-Kosovë

‘Ndalim’ i dinarit serb shkakton debate dhe frikë në Veri

"Të enjten me Kurtin do e kemi vështirë"

‘Armëpushim’ Vuçiç-Osmani në Shkup, s’pati zënka


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë