“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si ndikojnë në organizmin tonë lagështira dhe myku i shtëpisë?
Mjeku: Lagështia dhe myku në shtëpi është një problem jo i rrallë, i cili shpesh herë shndërrohet në një shqetësim serioz për shëndetin. Nivelet e larta të lagështirës, sidomos nëse personat janë të ekspozuar për një kohë të gjatë, mund të kthehen në një rrezik për shëndetin.
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë vërtetuar se një ambient me lagështirë ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e alergjive dhe sëmundjeve respiratore.
Problemet në Organizëm
Lagështira gjithmonë shoqërohet me formimin e mykut të shtëpisë. Siç e dimë myku është shumë i dëmshëm për funksionet e organizmit tonë. Ai ndikon në sistemin respirator, qarkullimin e gjakut, funksionin e nervave të trurit dhe shumë të tjera.
Duke thithur sporet e mykut rrugët e frymëmarrjes acarohen, mukoza e hundës dhe gojës fillon të përkeqësohet. Personat që kanë qenë të ekspozuar për një kohë të gjatë fillojnë dhe të kenë shtrëngime të kraharorit nga oksigjenimi i keq i gjakut.
Nëse myku dhe lagështira janë në një përqëndrim shumë të lartë në shtëpinë tuaj, mund të kthehet dhe në një problem për shëndetin e lëkurës suaj. Kontakti me mykun dhe lagështirën për një kohë të gjatë, sjell sëmundje më serioze siç jane ekzema, dhe dëmtimi i nervave, sidomos tëk fëmijët e vegjël.
Në bazë të të dhënave nga Ogranizata Botërore e Shëndetit (WHO) një përqindje shumë e lartë e rasteve të astmës kanë si shkaktar kyresor lagështirën dhe mykun e shtëpisë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.