MENU
klinika

“Kisha parë shumë vajza, por jo atë"

Arbana dhe Eduarti tregojnë historinë e lidhjes

23.06.2024 - 12:39

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë folur për herë të parë për njohjen e tyre. Teksa ishin të ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, Arbana tha se janë njohur në television ku kanë punuar bashkë dhe lidhja e tyre erdhi natyrshëm. Sipas moderatores, asnjëri prej tyre nuk po kërkonte dashurinë në atë periudhë.

“Ne nuk kemi punuar shumë ngushtë bashkë në fillim. Edi ka qenë edhe kamerman i programeve që unë drejtoja, por nuk kemi patur ndonjë raport. Pastaj filluam të punonim shumë më ngushtë bashkë dhe filluam ta njihnim njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht dy njerëz që janë gjetur në një vend pune dhe në një moment kanë filluar ta shikojnë ndryshe njëri-tjetrin. Mua fillimisht më bëri përshtypje talenti i Edit. Më vjen keq që talenti i tij është paragjykuar ndonjëherë edhe prej lidhjes sonë. Lidhja u bë natyrshëm, pa mendje. Asnjëri prej nesh nuk po kërkonte lidhje.”-tha ajo.

Edi e përshkroi Arbanën ndryshe nga të gjitha vajzat e televizionit dhe si një vajzë të jashtëzakonshme.

“Kur e njoha nga afër njoha një profesioniste të ekranit. Por, njoha edhe një vajzë të jashtëzakonshme, që nuk e kisha parë asnjëherë që kur fillova punë në televizion. Kisha parë shumë vajza, por nuk kisha parë Arbanën.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatorja s’i kursen komplimentet për partnerin

Arbana dhe Eduarti shijojnë pushimet në Greqi

Zbulon detaje për "Big Brother VIP 2"

Arbana dhe Eduarti presin vajzë? Rrëfehet regjisori