MENU
klinika

Vuçiç flet për mediat zvicerane

“Ishim afër kompromisit por Kosova nuk deshi, tani jemi…”

09.06.2024 - 11:59

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një intervistë për median zvicerane “Die Weltwoche” rreth procesit të normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku fajin ia hodhi palës kosovare për mosgatishmëri.

“Një zgjidhje kompromisi ishte afër, por s’u bë”, tha ai.

Situatën e vlerësoi për rëndë e më rëndë në procesin e dialogut ku tha se tani as nuk flasin por se Beogradi është gjithmonë i gatshëm të dialogojë.

“Neve na duhet zgjidhje kompromisi, dhe ishim afër. S’deshën ata kjo të bëhet. Tani jemi larg zgjidhjes së kompromisit, tashmë as nuk flasim. S’duan ta themelojnë Asociacionin, që e kanë obligim nga Marrëveshje e Parë. Gjendja është e vështirë, por do të bëjmë ç’mos për mbatjen e paqes”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se për të më e rëndësishëm është respekti i ndërsjellë.

“Nuk mund të ketë zgjidhje të së njërës anë, sipas të cilës shqiptarët fitojnë gjithçka ndërsa serbët humbasin të gjithçka. Në Serbi askush nuk është budalla. E dimë sa e vështirë është gjendja, prandaj edhe ngulim këmbë në kompromis”, ka thënë Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Putin në gatishmëri të destabilizojë rajonin”

‘Die Welt’ alarm për konflikt të ri në Ballkan: BE e ka lënë pas dore

Ndizet sërish fitili i tensioneve Serbi-Kosovë

‘Ndalim’ i dinarit serb shkakton debate dhe frikë në Veri

"Të enjten me Kurtin do e kemi vështirë"

‘Armëpushim’ Vuçiç-Osmani në Shkup, s’pati zënka


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!