MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam probleme me marramendjen, sidomos herët nё mëngjes…

09.06.2024 - 10:19

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam probleme me marramendjen, sidomos herët nё mëngjes…

Mjeku: Vertigo është prishje e ekuilibrit midis sistemit vestibular, vizual dhe atij somatosensorial. Mund të jetë qendrore (dëmtimi është në tru dhe bërthamat e trurit) ose periferike (kur dëmtimi është në labirint). Zë rreth 5 % të të gjitha konsultave në mjekësinë e përgjithshme dhe rreth 20% të konsultave në vizitat ORL.

Shkaqet mё tё shpeshta tё kёsaj patologjie janё infeksionet virale, traumat e kokës, tumoret e veshit, migrena, imuniteti i ulët apo e alergjitë e ndryshme. Nëse ndodh me episode të shkurtra dhe raste sporadike, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por, nëse marramendja zgjat për orë të tëra dhe prish cilësinë e jetesës, duhet të thellohemi më tej.

Trajtimi i vertigos konsiston në lehtësimin e simptomave, eliminimin e halucinacionit të lëvizjes, uljen apo eliminimin e simptomave neurovegjetative (vjellje, nauze) dhe zhdukjen e shenjave psikoafektive (ankth, djersitje) etj.

Shumë e rëndësishme është jeta e shëndetshme, shmangia e duhanit, alkoolit dhe
konsumimit të tepruar të kafesë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.