MENU
klinika

Paralajmërimi i fortë nga Sveçla

Kosova i jep ‘goditjen’ përfundimtare Vuçiçit

30.06.2024 - 15:24

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nëse hyn në territorin e Kosovës, pa lejen e autoriteteve, do përfundojë në burg.

Ky reagim i Sveçlës, vie pas disa raportimeve se presidenti serb Aleksandar Vuçiq mund të vijë në Kosovë, e për këtë, simpatizantët e tij vendosën gjatë natës në veri të vendit, posterë duke e cilësuar atë si ‘’Komandant suprem’’

”I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të enjten me Kurtin do e kemi vështirë"

‘Armëpushim’ Vuçiç-Osmani në Shkup, s’pati zënka

Ndizet sërish fitili i tensioneve Serbi-Kosovë

‘Ndalim’ i dinarit serb shkakton debate dhe frikë në Veri

“Putin në gatishmëri të destabilizojë rajonin”

‘Die Welt’ alarm për konflikt të ri në Ballkan: BE e ka lënë pas dore