MENU
klinika

Përgjigjet aktori

“Peaky Blinders”/ A do të jetë pjesë e kastit Tom Hardy?

14.06.2024 - 09:40

Aktori i njohur Tom Hardy ka thënë se do të dëshironte 100 përqind të shfaqej në filmin e ri të ‘Peaky Blinders’ por nuk ishte i sigurt nëse personazhi i tij do të përfshihej. Aktori anglez luajti liderin e bandës hebreje Alfie Solomons nga sezoni i dytë i serialit hit.

Pavarësisht se ra në duart e Thomas Shelby të Cillian Murphy në sezonin e pestë, Hardy ka luftuar për rikthimin e personazhit të tij. Në fillim të këtij muaji, Netflix konfirmoi se një film i ‘Peaky Blinders’ është duke u realizuar, me aktorin irlandez fitues të Oscarit, Murphy, duke ripërsëritur rolin e tij.

Duke folur për Sky News në shfaqjen gala në Mbretërinë e Bashkuar të filmit të tij të ri, ‘The Bikeriders’, Hardy u duk se ishte i interesuar të përfshihej në projektin e ardhshëm.

Ai tha: 100% Alfie patjetër do të paraqitet, por nuk e di kur… dhe as nuk e di nëse do ta bëj.

Rikthimi i ‘Peaky Blinders’ pason nga emisioni i BBC në lidhje me një bandë kriminale në Birmingham të krijuar nga Steven Knight, e cila u zhvillua për gjashtë sezone nga 2013 në 2022. Asnjë datë e publikimit nuk është shpallur, por historia thuhet se do ta çojë familjen Shelby në Luftën e Dytë Botërore.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain