Lindja e Mesme është një “fuçi baruti” dhe tavolina e armëpushimit duket gjithnjë e më shumë si një mirazh. Administrata Biden, në javët e fundit, thuhet se ka paralajmëruar autoritetet izraelite, duke deklaruar se “një luftë e kufizuar” në Liban mund ta shtyjë Iranin të ndërhyjë drejtpërdrejt në konflikt. Burime anonime e raportuan këtë për portalin informativ “Axios”, në dritën e tensioneve të përtëritura mes Izraelit dhe forcave të partisë shiite pro-iraniane Hezbollah, përgjatë kufirit me Libanin. Sipas burimeve, ka disa persona brenda Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe Ministrisë së Mbrojtjes që besojnë se “situata në Liban është në një pikë kthese”. Sipas Shteteve të Bashkuara, një “luftë e kufizuar” në Liban, si dhe një “konflikt i vogël rajonal”, do të rrezikonte të shkaktonte një përshkallëzim “jashtë kontrollit” të konfliktit të vazhdueshëm në Rripin e Gazës. Administrata Biden do të kishte paralajmëruar gjithashtu se një “operacion tokësor ushtarak” në Liban, edhe nëse kufizohet në zonat afër kufirit me Izraelin mund ta “shtyjë Iranin të ndërhyjë”.Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit eliminuan milici nga grupi palestinez Hamas që i përkisnin “një celule operacionale që po planifikonte sulme të afërta”. Vetë IDF e raportoi këtë në kanalin e tyre Telegram, duke specifikuar se baza e shënjestruar ndodhej në “një kontejner brenda shkollës Unrwa ‘Asmaà në Al Shati”, në veri të Rripit të Gazës. “Kontenieri u përdor si një qelizë operacionale e Hamasit,” tha IDF, duke shtuar se militantët palestinezë “kryen sulme terroriste nga ambientet e shkollës së Kombeve të Bashkuara, duke e përdorur si mburojë”.
Situata jashtë kontrollit në Lindjen e Mesme
Pse lufta në Liban do të nxiste përgjigje të ashpër nga Irani
08.06.2024 - 08:05
Ministri i jashtëm iranian
SHBA-Iran/ Sa dëmtohen firmat perëndimore?
CNBC/ Shkëputja SHBA-Kinë