Një 59-vjeçar raportohet se ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga shkëmbi. Mësohet se viktima me iniciale N. B., banues në Polis, ka qenë duke rregulluar kanalin vaditës të fshatit, kur dyshohet se ka rrëshkitur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në fshati Fush Bull, por nxjerrja e trupit ka qenë e vështirë për shkak të terrenit malor.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit, alpinistët dhe ekipi i urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu është dërguar edhe helikopteri, për të bërë të mundur nxjerrjen e këtij 59-vjeçarit nga gremina. Për shkak të dëmtimeve ai s’ka nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në helikopter.
Trupi i pajetë po transportohet në morg, për kryerjen e ekspertizës.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në terrenin malor të fshatit Fush Bull, shtetasi N. B., 59 vjeç, banues në fshatin Polis, gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar kanalin vaditës të fshatit, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit, alpinistët dhe ekipi i urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të terrenit ka shkuar edhe helikopteri, për të bërë të mundur nxjerrjen e këtij shtetasi.
Për shkak të dëmtimeve shtetasi N. B. nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në helikopter.
Trupi i pajetë po transportohet në morg, për kryerjen e ekspertizës.
Ndërkaq vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.