“Remake” i video lojës Silen Hills 2, e përgatitur nga Bloober Team, do të vijë së shpejti në konzolën e Sony PlayStation 5 dhe PC.
Kanë kaluar gati dy vjet që nga koha kur Konami dhe Bloober Team njoftuan ribërjen e Silent Hill 2, dhe tani më në fund dihet se ai do të vijë më 8 tetor.
Gjithashtu, porositë paraprake janë të hapura përmes PlayStation Store dhe Steam, dhe është publikuar traileri i parë i lojës, i cili tregon korridore të njohura dhe infermiere të mbuluara me gjak, mjedise me ndriçim të dobët plot me insekte dhe surpriza të tjera të pakëndshme në qytetin e Silent Hill.
Me pamje moderne, ndriçim dhe ndjeshmëri, loja duket “e bukur”.
Bloober Team është studio prapa ekskluziviteteve Layers of Fear, Observer, Blair Witch dhe The Medium, të cilat janë përvoja perfekte horror psikologjik.
Silent Hill 2 është një lojë e njohur, klasike horror, e cila u shfaq në 2001 në konzolën PlayStation 2. Më shumë se 20 vjet më vonë, fansat po presin me padurim të shohin se si do të duket ribërja.
Ekipi Bloober e rinovoi plotësisht lojën, duke përfshirë performancën e xhirimit dhe zëvendësimin e kamerës gjysmë të fiksuar me një perspektivë moderne të personit të tretë.