MENU
klinika

Sipas World Population Review

Vendet e botës ku divorcohen më shumë çiftet

15.06.2024 - 10:57

Sipas World Population Review, disa vende vuajnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe janë llogaritur duke pjesëtuar numrin total të martesave të divorcuara me numrin e banorëve.

Vendet me shkallën më të ulët të divorcit janë:

Indi – 0,1 divorc për 1000 njerëz
Vietnami – 0,2
Sri Lanka – 0,2
Peru – 0,2
Shën Vincenti dhe Grenadinet – 0,4
Malta – 0,5
Afrika e Jugut – 0,6
Irlanda – 0,6
Guatemala – 0,6
Venezuela – 0,7

Që të mos mendoni se çiftet në këto vende janë të martuara në mënyrë ideale, duhet theksuar se në disa vende divorci është i vështirë ligjërisht dhe financiarisht.

“Duhet theksuar se një shkallë e ulët divorci nuk do të thotë domosdoshmërisht që qytetarët e një vendi të kenë martesa të lumtura dhe të suksesshme. Në disa vende, divorci mund të jetë i vështirë për t’u marrë, gratë nuk duan të largohen nga martesa për sigurinë e tyre dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, ose ata nuk kanë aftësinë financiare për të mbajtur vetëm një familje”, shkruan World Population Review.

Këto janë vendet me përqindjet më të larta të divorcit bazuar në të dhënat e vitit 2021.

Maldive – 5,52
Kazakistani – 4,6
Rusia – 4.4
Bjellorusia – 3.7
Kina – 3.2
Kuba – 2,9
Finlanda – 2.4
Suedia – 2,5
Danimarka – 2.7
Ukraina – 3.1

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtesë natyrore negative për herë të parë në histori

Grafiku nga viti 1934, si po “tretet” Shqipëria


Ja cili është “çmimi” që ai duhet të paguajë

Dhunoi me grushta dhe shqelma ish-partneren, reperi ndëshkohet nga qeveria!

"Jam e gatshme të rrezikoj"

Dua Lipa del në mbrojtje të Gazës

“Gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë”

Mozzik konfirmon lidhjen me vajzën e politikanit shqiptar