MENU
klinika

Mahniten fansat

Celine Dion rikthehet magjishëm në skenën e muzikës

27.07.2024 - 12:57

Diva e muzikës botërore Celine Dion është rikthyer në skenë pas katër vitesh, ku performoi dje në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike 2024 në Paris.

Performanca e saj ishte mahnitëse në Kullën Eiffel dhe të shumtë ishin fansat e saj që më shumë se për çdo gjë tjetër në këtë organizim lojërash, kishin ardhur për të shijuar dhe njëherë zërin madhështor të këngëtares.
Dion prej disa vitesh është duke luftuar me sindromën e “stiff-person”, me të cilën rreth 1 në çdo 1 milion njerëz preken nga kjo sindromë dhe mund të zhvillohet në çdo moshë. Është zbuluar se prek dy herë më shumë gratë sesa burra. Shkaku i kësaj sindrome nuk është i qartë, por hulumtimet kanë treguar se mund të jetë për shkak të një reagimi autoimun në tru dhe palcën kurrizore.

Lehtësuesit e dhimbjeve, medikamentet kundër ankthit dhe relaksuesit e muskujve mund të jenë pjesë e trajtimit për këtë sëmundje, dhe një ilaç i ri kohët e fundit është gjurmuar me shpejtësi për t’u zhvilluar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.